KËNGËTARI SHQIPTAR ME FAMË NDËRKOMBËTARE MBAN KONCERT NË SHQIPËRI

- in ShowBiz

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, kishte premtuar se do të mbajë një koncert në Shqipëri.

Në një bashkëbisedim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Meta njoftoi se turin e koncerteve do ta fillojë nga Tirana.

Koncertet e Ermalit vijnë pas pauzës që i kishte shkaktuar pandemia COVID-19, ndërsa të parin po e fillon në Tiranë.

Koncerti do të organizohet më 26 korrik dhe biletat do të jenë falas.

“Superlajm: @ermalmetamusic do ta nisë turin e koncerteve të tij nga Tirana.
“Qielli është një” – këndon Ermali në soundtrack-un e kombëtares italiane të futbollit për #EURO2020! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku, në 26 Korrik në stadiumin “Air Albania”.
Koncerti është pa pagesë, por biletat mund t’i rezervoni së shpejti përmes një platforme online, në mënyrë që të festojmë të sigurt, duke zbatuar rregullat anti-COVID. Faleminderit @italyinalbania , Fabrizio Bucci për ndihmën , dhe @fshforg , që na vuri në dispozicion stadiumin.
#TiranaIsOpen, a jeni gati të festojmë?, shkruan Veliaj në një postim. /RTK