Këmbësorja goditet nga vetura në Vushtrri

- in Lajme

Një grua, kalimtare është goditur nga një veturë në lëvizje këtë të diel në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, asaj i është dhënë ndihma e parë.

Viktima është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor, ndërsa ende nuk dihet lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për rastin në fjalë, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje zyrtare./Telegrafi