Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar një mujorin e sulmit në Banjskë ku një grup i udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i armatosur rëndë, sulmoi Policinë e Kosovës.
Kearns thotë se edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga sulmi, Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi, ndërsa Beogradi vazhdon të mos ndëshkohet për këtë veprim, ndonëse thotë se i ka parë vetë armët që thotë se kanë ardhur pikërisht nga Beogradi.
“Ka kaluar tashmë një muaj që kur Radoiçiqi pranoi fajësinë për sulmin paramilitar në Kosovë me Beogradin që ia ofroi armët. Por ai ende mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit. I kam parë armët, dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata meritojnë drejtësi”, shkroi Kearns.