Kosova, është vendi i dytë, pas Shqipërisë, me dëshirën më të madhe për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo me 93 për qind, sipas një grafiku të publikuar nga Tom Moylan, këshilltar për komunikim në Komisionin Europian, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërsa Shqipëria është vendi që e dëshiron më së shumti anëtarësimin në Bashkimin Europian me 97 për qind, sipas grafiku i referohet një sondazhi të fundit.
Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Ukraina renditet e treta nga shtetet me dëshirën më të madhe për t’u bërë pjesë e BE-së me 91 për qind.
Serbia, Norvegjia dhe Zvicra, janë vendet ku ka më pak dëshirë se në vendet tjera për t’u anëtarësuar në BE.