Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, të mërkurën publikoi një fotografi me kryeministrin Albin Kurti. Të dy shihen me nga një bluzë me mbishkrim të njëjtë, ndërsa në prapavijë janë një arë me grurë të pjekur e një kombajnë.
Drejtshkrimi i katër fjalëve në mbishkrimin e bluzave të dy zyrtarëve të lartë shtetërorë lë shumë për të dëshiruar. Në katër fjalë shihen tri gabime drejtshkrimore.
“Për Bukën e Mot-motit!” – është mbishkrimi. Emri “bukë” është i përgjithshëm dhe shkruhet me shkronjë të parë të vogël. I tillë është edhe emri “motmoti”, i cili, përpos që shkruhet me shkronjë të parë të vogël, shkruhet pa vizë në mes.
Ministri Peci e ka shkruar me shkronjë të parë të vogël emrin “motmot” në llogarinë e tij në “Facebook”, por e ka përdorur gabimisht vizën në mes.
Para katër ditëve, në një shkrim tjetër, Peci e kishte shkruar mirë këtë emër.
/Demokracia