Kategorizimi i ri, 14 komuna në zonë të kuqe

- in Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Gjilani, Gjakova, Kamenica, Zubin Potoku dhe Kllokoti kanë kaluar në zonën e kuqe, ndërsa në këtë zonë mbesin edhe Prishtina, Fushë Kosova, Peja, Gjilani, Obiliqi dhe Lipjani duke u bërë gjithsej 14 komuna.

Shtimja, Istogu, Deçani, Rahoveci, Prizreni, Novobërda, Suhareka dhe Kaçaniku janë komunat që këtë javë kalojnë në zonën e verdhë, ndërsa në të njëjtën zonë mbesin edhe Vushtrria, Podujeva, Ferizaj, Vitia, Graçanica dhe Prizreni, duke u bërë gjithsej 13 komuna në zonën e verdhë.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu. /KosovaPress