Kampionati Botëror “Katar 2022” vjen sot me disa përballje tejet interesante në kuadër të fazës së kualifikimeve.
Edhe pse sot vëmendja do të jetë tek miqësorja e Kosovës me Lituaninë, Kombëtaret si ajo e Holandës, Belgjikës, Francës e Portugalisë do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të kualifikimit për në Botërorin “Katar 2022”, përcjell KosovaPress.
Kombëtarja e Holandës do të zhvilloj ndeshje si mysafir kundër Turqisë, Belgjika është vendas kundër Uellsit, Franca pret në shtëpi Kombëtaren e Ukrainës, dhe Azerbajxhani ka punë të vështirë si mysafir i Portugalisë.
Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.
Grupi A
20:45 Portugalia – Azerbajxhani (Stadiumi Allianz)
20:45 Serbia – Republika e Irlandës (Stadiumi Rajko Mitic)
Grupi D
20:45 Finlanda – Bosnja dhe Hercegovina (Stadiumi Olympia)
20:45 Franca – Ukraina (Stadiumi De France)
Grupi E
20:45 Belgjika – Uellsi (Stadiumi King Power at Den Dreef)
20:45 Estonia – Republika Çeke (Stadiumi A Le Coq Arena)
Grupi G
18:00 Turqia – Holanda (Stadiumi Ataturk Olympic)
20:45 Gjibraltari – Norvegjia (Stadiumi Victoria)
20:45 Letonia – Mali i Zi (Stadiumi Skonto)
Grupi H
20:45 Qipro – Sllovakia (Stadiumi Neo GSP)
20:45 Malta – Rusia (Stadiumi Ta’ Qali)
20:45 Sllovenia – Kroacia (Stadiumi Stozice)/KP