Procesi i tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional varet nga shumica e thjesht në Kuvend.
Personat që kanë më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri në 30% të të hyrave, gjithmonë nëse tërheqja e mjeteve miratohet, ata që kanë kursime pensionale nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro kanë të drejt të tërheqin 25% kurse ata që kanë nga 30 mijë deri në 39 mijë e 999 euro, kanë të drejtë të tërheqin deri 20%”
““Në nenin 1, saktësohet qëllimi, ky ligj u krijon pjesëmarrëseve të Trusit tërheqja nga 10 deri në 30 për qind. Në nenin 12a, pjesëmarrësit mund të tërheqin 10 deri në 30% sipas përshkrimit në vijim: Personat që kanë më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri në 30% të të hyrave. Personat që kanë kursime pensionale nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro kanë të drejt të tërheqin 25% kurse ata që kanë nga 30 mijë deri në 39 mijë e 999 euro, kanë të drejtë të tërheqin deri 20%”, tha Haxhiu.
Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.
Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.
Sipas të dhënave të Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribues.