Kapet në Prishtinë i kërkuari me arrest ndërkombëtar, përfundon në ndalim policor

- in Lajme

Një person është arrestuar dje rreth orës 14:00 në Prishtinë, pasi që i njëjti rezultoi të ishte në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari nga fshati Golluboc i Malishevës ka rezultuar me urdhërarrest aktiv ndërkombëtar, pasi po kërkohej nga shteti kroat.

Pas arrestimit janë njoftuar Njësitë Koordinative Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit (ILECU), të cilët kanë udhëzuar që të informohet Prokurori i Shtetit.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, 56-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/