Pesë migrantë ilgealë nga Siria janë gjetur sot të fshehur në një kamion që po transportonte mallra nga Turqia në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Dogana e Kosovës bën me dije se migrantët janë ndaluar dhe në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar te Policia e Kosovës.
“Sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria, emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në komunikatë.