Skuadra londineze është duke e mposhtur Dinamon e Zagrebit.
Harry Kane është përsëri golashënues te skuadra e Tottenham, kësaj radhe dyfishon rezultatin për londinezët, përcjell KosovaPress.
Fillimisht në minutën e 25’ e zhbllokoi rezultatin në 1:0, ndërsa në minutën e 70’ përmes një solo aksioni arriti të shënoj për 2:0.
Sulmuesi i shkëlqyeshëm i Tottenham në sezonet 2018/2019 dhe 2019/2020 shënoi nga 24 gola.
Deri në fund të këtij sezoni, Kane do të luajë të paktën 13 ndeshje të tjera. Në 37 deri më tani, përveç 26 golave të shënuar, ai ka asistuar edhe 16 të tjerë./KosovaPress