KANDIQ: VUÇIQ DHE BRNABIQ PO INTIMIDOJNË SERBËT NË KOSOVË

- in Lajme

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka shkruar në Twitter, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat, deputetët dhe liderët e ri të partisë së Vuçiqit (SNS), po irritojnë çdo ditë serbët me gënjeshtrat e tyre.

 

Ajo e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të partisë së Vuçiqit, Nebojsha Bakarec, se kinse presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë të “mbijetojnë” në vatrat e tyre shekullore.

“E pavërtetë, presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë mbijetesën në vatrat shekullore. E vërtetë: presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderë e rinj të SNS-së në baza ditore po intimidojnë serbët në Kosovë, me luftë, barrikada e gënjeshtra”, ka shkruar Kandiq, përcjell Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që Kandiq kritikon politikat dhe qasjen e presidentit Alakdandar Vuçiq dhe të kabinetit të tij.

NETAČNO: PREDSEDNIK SRBIJE OMOGUĆIO SRBIMA NA KOSOVU OPSTANAK NA VEKOVNIM OGNJIŠTIMA, TVRDI NEBOJŠA BAKAREC, POSLANIK SNS-A.
TAČNO: PREDSEDNIK SRBIJE, PREMIJERKA, MINISTRI, POSLANICI I MLADI LIDERI SNS-A SVAKDONEVNO ZASTRAŠUJU SRBE NA KOSOVU RATOM, POGROMOM, BARIKADAMA I LAŽIMA.

— NATASA KANDIC (@NATASAKANDIC) SEPTEMBER 30, 2021