Gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje në Kosovë. Ato shpesh rrahën e kërcënohen edhe në sy të fëmijëve, nga bashkëshortët të cilët kanë frikë t’i denoncojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ka ushtruar edhe dhunë psikike, në sy të fëmijëve të tyre, duke iu shkaktuar frikë e shqetësim.
I dyshuari M.J., po dyshohet se përveç dhunës, edhe e ka kërcënuar bashkëshorten me fjalët “kam me të lidhë me litar për qafe dhe kam me të varrosë afër babain tënd”.
E shokuar për situatën që ndodhi dhe e frikësuar nga e keqja që mund t’i ndodhte asaj dhe fëmijëve, viktima e njoftoi Policinë.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të ndalohet për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.