Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri po vazhdon të jetë një ndër emrat më të suksesshëm dhe më aktiv të estradës. Krahas angazhimeve me koncerte dhe mbrëmje muzikore, artisti po punon edhe për projekte të reja.
Katër ditë më parë, Butrinti publikoi këngën e tij më re “Kallma cigaren” të cilën e ka finalizuar me videoclip.
Edhe kjo këngë sikur të tjerat është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku. Madje, kjo reflektohet edhe në listën e Billboard Albania ku është ranguar i pari në listë.
Përgjatë këtyre viteve, Butrinti ka ecur mjaft mirë në karrierë duke u shndërruar në një nga artistët favorit të publikut.