Kajtazi: KQZ-ja iu nënshtrua regjimit të Kurtit

- in Lajme

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar KQZ-në, e cila sot në një mbledhje ka vendosur 21 prillin si datës për votimin e shkarkimit të katër kryetarëve shqiptar në veri të vendit.

Ai ka bërë me dije se ky votim ka qenë kundërkushtetues.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se KQZ-ja si institucion i pavarur i është nënshtruar regjimit të kryeministrit Kurti.
KQZ si institucion i pavarur me perfaqesim nga partite politike, pozite e opozite iu nenshtria regjimit duke votuar per votimin kunderkushtetues per shkarkimin e kater kryetareve shqiptare ne veri. Le te ma gjej dikush bazen ligjore te ketij votimi? Si mundet nje institucion i pavarur kushtetues me iu nenshtru nje udhezimi administrativ te ministrise se Elbert Krasniqit? Deri neser nje udhezim te tille nxjerr edhe Xhelali. Edhe Hysen Durmishi. Phuuu bre po kot jeni!”, ka shkruar Kajtazi./Demokracia