Kajari: Kfor-i i ka nën kontroll të plotë pikat që monitorohen prej tij

- in Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u prit sot në takim nga komandanti i KFOR-it gjeneral major Ferenc Kajari, me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

 

Sipas njoftimit, Komandanti i KFOR-it Kajari, e informoi zëvendëskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u prit në takim nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi paralel mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Policinë e Republikës së Kosovës. Puna e përbashkët e jona karakterizohet nga efikasiteti në komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, z. Kajári, e informoi Zëvendëskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj Gjeneralit për punën që KFOR-i po e zhvillon duke vlerësuar rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.