Gjiganti italian dëshiron të përforcojë mesfushën.
Juventusi ka prioritet nënshkrimin me mesfushorin e Sassuolos Manuel Locatelli këtë verë, raporton “CalcioMercato”.
Spekulohet se trajneri i “Zonjës së Vjetër” Andrea Pirlo, e çmon shumë 23 vjeçarin, ku ky i fundit tanimë e ka bërë të qartë se është i gatshëm që të transferohet tek ndonjë klub më i madh këtë sezon, përcjell KosovaPress.
Në këtë sezon, Locatelli ka bërë 26 paraqitje në Serie A, duke regjistruar tre gola dhe dy asistime për skuadrën e Sassuolos./KP