“Ju pengon fakti se jam shqiptar” – Abazoviqit i shkon një reagim nga Kosova

- in Lajme

Dritan Abazoviq sot ka zgjedhur ta përmend më zëshëm përkatësinë e tij kombëtare në parlamentin e Malit të Zi ku po diskutohet rrëzimi I tij nga karriga e kryeministrit.

“Ju pengon fakti që jam shqiptar”, tha ai derisa përplasej me deputetë nga partia e Milo Gjukanoviq.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar ish – diplomati Anton Berisha

Abazoviq është shembulli më i mirë i thënies se Machiavellit, se: “Politika nuk ka lidhje me moralin.”

“Malazeztë ia dhanë besimin të udhëheq qeverinë, ky e keqpërdori kur në mënyrë tinëzare shtetësinë e historinë e Malit të Zi ua dha priftërinjve me ekstrem të Kishës Ortodokse Serbe, e tash tradhtinë e tij politike e shtetërore tenton ta shesë në emër të përkatësisë së tij shqiptare.

Soj tipik otomano-bizantin që hilen e ka model të bërit politikë” ka shkruar Berisha.

/GazetaSinjali/