Jeta e Luan Krasniqit pas përfundimit të karrierës në boks, me çka merret ai?

- in Sport

Ka vite që grushti i fortë nuk është më aktiv në boks, bëhet fjalë për Luan Krasniqin, i cili i bëri krenar të gjithë shqiptarët.

Për rtv21.tv Krasniqi ka treguar se jeton ende me boksin sepse e ka ushqim shpirtëror.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rrugëtimin e Luanit po e ndjekin nipërit (djemtë e vëllait), të cilët ai po i përkrahë vazhdimisht.

“Shpesh angazhohem të komentoj ngjarje të boksit, kur kërkohet mendimi im për te, e shprehi me dëshirë dhe, kohëve të fundit, i mbështes djemtë e vëllaut tim, Ardianin dhe Arianitin boksier te talentuar dhe  me optimizëm i shoh ngritjen e tyre në sportin e boksit, “, ka shtuar Luani.

I pyetur se me cilin kundërshtar do pranonte të rikthehet në një tjetër duel në ring, ai tha se kundërshtarët sportiv i përkasin të kaluarës.

Në fund ai ka treguar se krahas obligimeve si prind, mundohet të gjej kohë për vrapim, not e ushtrime në ring.

Kujtojmë që, Luan Krasniqi gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje./21Media