JENNIFER LOPEZ DHE ALEX RODRIGUEZ, NË KRIZË POR ENDE BASHKË

- in ShowBiz

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po kalojnë një krizë në historinë e tyre të dashurisë por nuk i kanë dhënë fund asaj.

 

Burime pranë çiftit kanë hedhur poshtë lajmet për ndarjen e tyre duke u shprehur për “People” se dyshja po kalon një periudhë të vështirë por po punojnë pët të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por s’janë ndarë.”- shprehen burime për People.

Lidhja e tyre u bë publike në shkurt të vitit 2017 ndërsa dy vite më pas çifti shpallën fejesën në Bahamas. Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur disa herë për dasmën e tyre të shumëpritur, e cila u shty për shkak të pandemisë së Covid-19./KosovaPress