“Jemi pajtuar pjesërisht”, “një plan po hartohet”: Presidentja vazhdon të thotë gjëra që janë fshehur nga Qeveria

- in Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka dhënë disa detaje interesante për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Ajo ka vazhduar të thotë gjera që Qeveria i ka mbajtur fshehët nga opinioni publik.

Në një konferencë për media, pas takimit me kryetarin e Lipjanit, ajo ka treguar që Kosova është pajtuar në mënyrë të pjesshme me propozimin amerikan për dinarin.

Deri tani ka pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetër të propozimit”, ka thënë Osmani.

Deri me tani askush nga qeveria nuk e ka thënë një gjë të tillë.

Kjo nuk ka qenë gjeja e vetme që ka treguar e para e vendit.

Gjithashtu, ajo ka bërë me dije se në Bruksel po bisedohet një plan për zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Ajo që duhet të ndodhte në këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur, që do ta lehtësonte zbatimin e plotë, të pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të kësaj marrëveshje, jo vetëm pika-pika por të terë, është mungesa e një plani të zbatimit, i cili ende është duke u hartuar në Bruksel, sepse nuk ka pasur një pajtim të plotë”, ka thënë ai.

Madje, ajo ka treguar se një plan të tillë më herët e kishte refuzuar.

Dhe të ju them të sinqerisht edhe unë si presidente kam qenë kundër një plani që u pat propozuar nga ndërmjetësi. Sepse ka paraparë që shumica e përfitimeve, të cilat i ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit, kurse ato të Kosovës të vijnë krejt në fund. Pra, nuk ka pasur balancë, as zbatim paralel të kësaj marrëveshje sipas atij plani sekuencës siç po e quan BE-ja. Kështu që, si gjithnjë kërkoj që të ketë trajtim të barabartë të palave, që plani sekuencës i zbatimit të ketë parasysh që si Kosova dhe si Serbia të zbatojnë në mënyrë paralel, të menjëhershme obligimet e tyre e jo që njëra palë t`i këtë të gjitha përfitimet në fillim e pastaj për Kosovës të mendohet krejt në fund”, është shprehur Osmani.

Edhe për analistin Visar Ymeri këto deklarimet të shefes se shtetit kanë qenë interesante.

Ai ka bërë me dje se deri me tani këto gjera nuk i ka ditur publiku.

Presidentja po i deklaron që për mua janë interesante. E para, e tha një plan sekuencimi më herët e kam hedhur poshtë, e murr kështu personalisht që e ka hedhur poshtë, s`di a e ka hedhur poshtë edhe kryeministri. Sepse tha nuk ka qenë i balancuar”, ka thënë Osmani.

Ai ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti ende nuk ka treguar nëse e ka hedhur poshtë këtë plan të sekuencimit të cilin e ka përmendur presidentja.

Ai ka bërë me dije se kjo tregon se ka marrëveshje në mes të dy palëve.

Tash, tha është ka bëhet një marrëveshje tjetër e sekuencimi që është duke u bërë në Bruksel. E pyetja që duhet të shtrojmë ne është sekuencim për çka? Nëse ne po e pranojmë se ka plan sekuencimi, kjo i bije se paska marrëveshje, se ne do ta zbatojmë atë marrëveshje me këtë sekuencim, nuk do të zbatojmë diçka tjetër. Pra, që është marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit”, ka thënë Ymeri.

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i dytë për çështjen e dinarit.

Tashmë Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, kanë filluar takimin.

Pas Bislimit, Lajçak takon edhe delegegacionin serb të kryesuar nga krynegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq. Ndërsa, sa i përket një takimi trepalësh ende nuk është e sigurt se do të ndodh. BE-ja ka bërë me dije se në këtë takim do të diskutohet për çështjen e ndalimit të dinarit, ndërsa pala kosovare ka bërë me dije se në këtë takim do të diskutohet edhe për çështje tjera të dialogut.

Takimi i parë për dinarit, ku nuk kishte marrë pjesë Bislimi, nuk ka sjell ndonjë rezultat konkret./Demokracia