Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Përpos ditës së hënë ku parashihen temperatura të larta, ditët e tjera do të karakterizohen me mot jostabil i përcjellë me alternime vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe herë–herë edhe me shkarkime rrufesh.
Në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme për 4-6 gradë celsius.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja m e shpejtësi 1-8m/s.
/KP