Java e Krenarisë sot nis në Kosovë

- in Lajme

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, të hënën prej orës 18:00 nis Java e Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT.

Brenda ekzekutivit ekziston edhe Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut si dhe Mundësi të Barabarta e Kundër Diskriminimit. Aty edhe do të startojë kjo ngjarje.

Aty, fjalim do të mbajë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pos figurave politike në Kosovë, prezent e adresim do të kenë edhe disa prej ambasadorëve të vendeve perëndimore.

Java e Krenarisë këtë vit zhvillohet në kohën kur ka debat për Kodin Civil, në atë projektligj mundësohet që anëtarët e komunitetit LGBT të lidhin ligjërisht bashkësi familjare.

Më 16 mars të këtij viti kishte dështuar votimi i “Kodit Civi”, në Kuvendin e Kosovës.

Një pjesë e deputetëve të partisë në Lëvizjen Vetëvendosje ishin kundër projektligjit për shkak se përfshinte nenin që lejonte anëtarët e komunitetit LGBT të lidhin bashkësi familjare.

Pos tyre, as partitë opozitare nuk morën pjesë në votim. Projektligji për Kodin Civil do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës për votim. /Express.