Jasharaj pati guximin e përballjes me gazetarët, Kurti iku nga ta me vrull

- in Lajme

Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut pas takimit me qeverinë, menjëherë ka folur para gazetarëve, duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim.

Ai tregoi se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë.

Por, njëjtë si Jasharaj nuk veproi Kurti. Ai nuk pati guxim të përballej me gazetarët.

Pasi u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve të kthehen në shkolla, Kurti e la konferencën.

Gazetarëve u tha se pyetjeve të tyre do t’u përgjigjen ministrat Nagavci dhe Murati.

Më pas ai tha se do të shkojë në një takim urgjent dhe doli nga salla i nervozuar, ndërsa tha se përgjigjeve të gazetarëve do t’iu përgjigjen minsitri Murati dhe ministrja Nagavci.

/GazetaSinjali/