Japonia përmbys Spanjën – ky rezultat lë Gjermaninë jashtë Botërorit

- in Sport

Japonia ka përmbysur Spanjën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Spanja ishte e para që mori avantazhin pas një goli të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 11-të.

Ndërkohë japonezët kanë bërë kthesën e madhe me të filluar pjesa e dytë.

Fillimisht mesfushori Ritsu Doan barazoi shifrat në minutën e 48-të, vetëm për t’u realizuar goli i avantazhit tre minuta më vonë nga Ao Tanaka në minutën e 51-të.

Ndërkohë në anën tjetër, Costa Rica ka barazuar rezultatin ndaj Gjermanisë, rezultat që e lë klubin gjermanin të fundit në tabelë.

/GazetaSinjaliSport/