‘Jam i dërguar i profetit’: Avokati tregon se çfarë i ka thënë i dyshuari për vrasjen e nënës së tij

- in Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së premte në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij. Avokati i tij, Asdren Mekaj ka bërë të ditur se çka i ka thënë i dyshuari pas bisedës me të lidhur me dyshimin për vrasjen e kryer.


“Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”, janë disa nga fjalët që i dyshuari i ka thënë avokatit të tij Mekaj.