Gjykata Speciale ka filluar me lejimin e vizitave për familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim.
I pari që ka takuar familjen e tij ishte Jakup Krasniqi. Gresa Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth takimit që ka pasur pas tetë muajsh me babain e saj.
Ajo përmes një postimi ka përshkruan momentet që po i përjetojnë si familje prej që kur prindi i tyre u arrestua dhe po mbahet në Hagë.
Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Per 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.
Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.
Harruam gjithçka.
Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove. E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.
Sa na kishe munguar!
Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem. Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi. Sa na kishe munguar! E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve. Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi. U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon. Te duam/KP