Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të marrë pjesë në seancën gjyqësore pasdite.
Nga Gjykata Speciale kanë thënë se për këtë janë njoftuar nga avokatja e Krasniqit.
“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të japim informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të individit të akuzuar. Mirëpo, ju njoftojmë se avokatja e z. Krasniqit e ka njoftuar gjykatën në seancë të hapur se z. Krasniqi është mirë dhe se do të marrë pjesë në seancën e pasdites”.
“Në përgjithësi, të gjithë të akuzuarit në paraburgim të KSC-së marrin të paktën të njëjtat standarde të kujdesit shëndetësor siç janë në dispozicion në Holandë”, ka deklaruar Angela Griep, zëdhënëse e gjykatës.