Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pasi ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe t’i votoni kandidatët e juaj të preferuar për Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka shkruar në Facebook se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë element kyç i sistemit demokratik të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë edhe më tej.
“Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhëm që doni ta keni nesër”, ka shkruar ajo./KosovaPress