JAHJAGA KËRKON NGA GRATË TË BËJNË KONTROLLE PËR KANCERIN E GJIRIT

- in Lajme

Në kuadër të muajit tetor, që ndryshe njihet si muaji i luftimit të kancerit të gjirit, grupi i grave deputete, të shoqëruara nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë vizituar QKUK-në.

 

Me këtë rast, ato janë takuar me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Jahjaga përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje që të gjitha gratë të bëjnë kontrolle sistematike pas që sipas saj, diagnostikimi i hershëm do të thotë shpëtim.

“Gjithsesi, bëjmë thirrje që gratë të bëjnë kontrolle sistematike, pasi që diagnostifikimi i hershëm do të thotë jetë dhe shpëtim më i sigurte. Atyre që po e luftojnë këtë sëmundje, ju them të mos dorëzohen as edhe një moment, ju do ia dilni e do i riktheheni jetës të shëndosh pranë më të dashurve tuaj”, ka shkruar ajo.