Jahja Kokaj për “vajin në tepsi” – Unë jam ekspert i shpejtësisë, por nuk ma kap truri shpejtësinë e vajit në tepsi

- in Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, që njëherit është fizicient me profesion, ka komentuar deklaratën e zv.ministrit të drejtësisë, për shpejtësinë e shpërndarjëssë vajit në tepsi.

Këtë deklaratë Sallahu e kishte lidhur me punën efikase të ministrisë ku ai shërben.

E Kokaj, në një prononcim për periskopin, ka thënë se edhe pse është ekspert i shpejtësisë, atij nuk ia kapë dot ndërlidhja e shpejtësisë dhe “vaji në tepsi”.

“E vajit në tepsi? Unë nuk e kam ditë që lëvizë vaji në tepsi. Qysh lëvizë, nuk e kam të qartë. Unë absolutisht nuk po e kuptoj. Unë nuk e di a keni ba ju pite në tepsi apo keni shtrirë vaj në tepsi, unë këtë punë s’e kam bërë kurrë në jetë time. Kur flitet shpejtësia, unë jam ekspert i shpejtësisë për arsye se materia është prej kohës së eklipsit dhe është në rrjedhje, në lëvizje, në shpejtësi. E tashti, nëse e lidhë vajin me shpejtësi, mua nuk ma kap truri im me e komentu këtë punë të shpejtësisë në vajit në tepsi. Unë distancohem nga ajo për arsye se nuk kam bërë pite kurrë. A e kupton, duhet dikush që ka bë pite, e ka shtru tepsinë, përhapë vajin dhe dikush që ka kompetencë eksperimentale ose teorike”, ka thënë Kokaj për Periskopin./Nacionale