Ja se kur do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin e Pjetër Shalës

- in Lajme

Trupi Gjykues në çështjen  e Pjetër Shalës vendosi të caktojë konferencën përgatitore për gjykimin në seancë të hapur nga 18 deri më 20 tetor 2022 në prani të ZPS-së, mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës Administrative (Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve-ZMMD) dhe më 21 tetor si ditë rezervë, njoftojnë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Më tej në njoftim thuhet se Trupi Gjykues gjithashtu vendosi që në të njëjtat data të caktojë një konferencë tjetër përgatitore për gjykimin, e cila do të mbahet ex-parte dhe në seancë të mbyllur, sapo të përfundojnë seancat e hapura.

“Kjo konferencë përgatitore për gjykimin do të mbahet në prani të ZPS-së, ZMMD-së dhe një përfaqësuesi të Zyrës Administrative”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/