ITALIA ËSHTË FINALISTI I PARË I EURO 2020

- in Sport

Italia është finalisti i parë i Kampionatit Evropian Euro 2020 pasi e ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3.

Ndeshja pas 90 minutave përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 me golat e realizuara nga Federico Chiesa në minutën e 60’ dhe Alvaro Morata në minutën e 80’ të ndeshjes, përcjellë KosovaPress.

Vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati dhe finalisti i parë kështu u përcaktuat pas ekzekutimit të 11 metërshave.

Finalisti tjetër i Euro 2020 do të përcaktohet nesër nga ndeshja Angli – Danimarkë./KP