Itali, sërish rritje e numrit ditor të viktimave nga COVID-19

- in Rajoni dhe Bota

Sot Italia regjistroi sërish rritje të numrit të viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit, me 336 vdekje të reja nga dje që ishin 258, sipas të dhënave nga MInistria italiane e Shëndetësisë.

Gjithsej, ka 2 074 pacientë në kujdes intensiv për Covid, me 154 pacientë shtesë në 24 orët e fundit, raporton ATSh.

Të shtruarit me simptoma në pavijone të zakonshme tashmë janë 18 463.

Aktualisht pozitive janë 393 686 (-4 412 në 24 orët e fundit), të shëruarit janë 2 251 734 (+14 444), ndërsa në izolim shtëpiak janë 373 149 persona (-4 345).

Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë tani 2 739 591 dhe vdekjet 94 171./KosovaPress