Rastet e infektimeve po rriten sërish në Itali, me 12 956 më shumë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 336 viktima shtesë.
Pacientët e shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 janë 2 128, me 12 më pak se dje, raporton ATSh.
Të shtruarit në spital me simptoma u raportuan të jenë 19 280.
Numri i përgjithshëm zyrtar i viktimave arriti në 92 338.
Valle d’Aosta është rajoni i vetëm që nuk regjistroi viktima sot./KosovaPress