Itali, 13 817 raste pozitive dhe 322 viktima nga COVID-19

- in Rajoni dhe Bota

Në Itali u regjistruan 13 817 prova pozitive në testet për COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 322 viktima shtesë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar në total 3 949 517 raste dhe 119 021 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri.

Deri më tani, rastet pozitive janë 461 448, kurse të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 369 048.

Shkalla e pozitivitetit është 4,3%, nga dje që ishte 4,7%.

Aktualisht, janë 2 894 pacientë të pranuar në kujdesin intensiv për Covid në Itali.

Nga ana tjetër, 20 971 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme./KP