Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka njoftuar se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.
Osmani ka refuzuar dekretimin e tij, duke iu bindur fjalëve të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Isufaj nuk mund të bëhet Kryeprokuror.
“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë ajo.
Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtarë./Demokracia