Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.
Në vijim ky vendim u konfirmua edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024.
Aeroplani privat nga Rotterdami u nis menjëherë për në Kosovë mëngjesin e sotëm.
Djali i tij, Bekimi ka publikuar një fotografi bashkë me Kilajn, pasi ky i fundit ka arritur në shtëpinë e tij.
Kujtojmë se Kilaj ishte arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale, më 3 nëntor të vitit të kaluar./Demokracia