“ISMAIL QEMALI” “MËRDHIN”, I LËSHON NXËNËSIT PARA KOHE

- in Lajme

Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, furnizimi me energji elektrike mungoi që nga mëngjesi i së premtes.

 

Kësisoj, përgjegjësit e shkollës morën vendim që orari i pasdites të mbahet i shkurtuar.

Sipas u.d së drejtoreshës, Mimoza Krasniqi, për këtë reduktim nuk ishin njoftuar paraprakisht.

Nga shkolla thonë se do të detyrohen të vazhdojnë me këtë orar dhe gjatë ditëve në vijim, në qoftë se do të ketë reduktime përsëri.

E lidhur me këtë problem të shqetësuar janë shprehur edhe prindërit, që sipas tyre, vijimi i mësimit pa ngrohje, rrezikon shëndetin e nxënësve