Mediat turke po raportojnë se forcat e policisë kanë arrestuar së fundmi në Stamboll liderin e ri të Shtetit Islamik, Abu al-Hassan al-Qurayshi, vetëm 3 muaj pasi u zgjodh në krye të grupit terrorist.
Abu al-Hassan al-Qurayshi është vëllai i ish-kalifit të vrarë të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ai u emërua në krye të grupit islamik disa muaj pas vrasjes së Abu Ibrahim al-Quraishi.
Vrasja e Abu Ibrahim al-Quraishi ishte një tjetër goditje për Shtetin Islamik, 2 vjet pasi lideri Abu Bakr al-Baghdadi u vra nga një sulm i ushtrisë amerikane në 2019.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për arrestimin e Abu al-Hassan al-Qurayshi, por pritet një prononcim për shtyp në ditët në vijim nga presidenti Erdogan.