Irani thotë se sulmi i tij ndaj Izraelit është një përgjigje ndaj sulmit izraelit në konsullatën iraniane në Damask dhe tha se çështja mund të konsiderohet e përfunduar.
Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha se sulmi herët të së dielës ishte një përgjigje ndaj agresionit izraelit kundër objekteve tona diplomatike në Damask.
DEKLARATA:
I kryer në fuqinë e nenit 51 të Kartës së OKB-së në lidhje me mbrojtjen legjitime, veprimi ushtarak i Iranit ishte në përgjigje të agresionit të regjimit sionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask. Çështja mund të konsiderohet e përfunduar. Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!/Demokracia