Ish missi i Kosovës si 50 vjeçare reklamon trupin e saj në bikini

- in ShowBiz

Ajo edhe sot është sinonim i të bukurës.

Afërdita Paqarada edhe sot sikur të konkurronte në ndonjë spektakël bukurie, sërish do ta fitonte kurorën e më të bukurës.

Ajo, ka mbetur gjithë jetën e saj “miss” dhe e pa diskutueshme sa i përket pamjes së jashtme, elegances, sharmit, stilit dhe maturisë.

Afërdita është nënë e dy fëmijëve tashmë të rritur dhe që dita-ditës po bëhen figura publike për shkak të ekspozimit në media.

Ish missi, e njohur edhe si grua e sukseshme në biznes, por edhe admiruese e madhe e udhëtimeve, së fundi gjendet në Afrikë dhe nga atje sjell imazhet më egzotike.