Kohëve të fundit numri i rasteve të vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.
E dje rreth orës 16:30 në Fushë Kosovë, një person ka kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja nisi pasi PTK e kishte larguar nga puna personin në fjalë, për çka i njëjti kishte vendosur që të hyjë në grevë.
Por ai nuk e la me kaq, pasi që gjatë ditës së djeshme i ka dërguar një mesazh përmes postës elektronike shefes së tij, ku e ka paralajmëruar se nëse nuk merret parasysh greva për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, ai do të vetëvritet nesër apo pasnesër.
Duke e parë shumë shqetësues dhe kërcënim serioz për jetën e ish-punëtorit mesazhin që mori, ish-eprorja e tij denoncoi rastin në Policinë e Kosovës, me ç’rast me urdhër të prokurorit kujdestar, personi në fjalë është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai është ndaluar në Psikiatri në mënyrë që t’i bëhet ekzaminimi mjekësor psikiatrik, për shkak se ai mund të vet lëndohet apo të kryejë vetëvrasje nëse nuk merren masa preventive.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.
/GazetaSinjali/