Së fundi po flitet shume per Dubai dhe pushimet luksoze qe bejne shume prej VIP tane.
Për këtë ka folur edhe Shqipe Hysenaj e cila ka qenë një vit më parë në Dubai.
Asokohe ajo u komentua se pushimet e saj janë financuar nga një sheik, teksa sot ajo thotë se ka shkuar me të vëllanë dhe me vete ka pas vetëm pesë mijë euro nga të cilat disa i kanë tepruar.
“Nuk ka jetesë të mesme në Dubai, aty është ose e ulët ose e lartë, kam qenë me vëllanë.
Nuk është se ka ndonjë shtrenjtësi të madhe për të shkuar në hotel. Flas për njerëzit që punojnë. Njerëzit që nuk punojnë është më e shtrenjtë, unë 5 mijë euro i mora me vete dhe më tepruan, doja të shikoja më shumë gjëra por nuk më doli koha doja 5 ditë të tjera, qëndrova 10 ditë dhe shpenzova gati 5 mijë euro, pa jetë nate.
Kur lëvizja në plazhe të tjera, kishte kosto ekstra”, u shpreh ajo në Shqipëria Live.
Pasi ky fenomen u përhap, filluan të adresohen komente drejt artisteve shqiptare që frekuentojnë Dubain siç janë Kejvina Kthella, Enca, Linda Halimi, Arta Elezaj dhe Arta Nitaj , ku disa nga ato edhe reaguan ndaj këtyre komenteve./Lajmi/