Shkëlzen Dragaj, ish-këshilltar i Kadri Veselit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka shpërndarë një fotografi, në të cilin shihen Veseli dhe shumë liderë partiakë në një takim të para shumë viteve.
Dragaj ka shkruar se fotografia është realizuar disa ditë para se të aprovohej demarkacioni më 2018. Në postimin e tij, Dragaj ka shkruar se Veseli ka tentuar të gjente një zgjidhje për këtë temë, që atëbotë ishte kusht për liberalizim të vizave.
Sipas Dragajt, atëbotë “dikush shkarravitej pa nevojë e me qëllim pengimi nëpër shehër”, që është një fjali, me shumë gjasë, kushtuar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
“Kjo fotografi eshte realizuar diku nja 3/4 dite para se te aprovohej demarkacioni, kusht i panegociueshem nderkombetar per viza dhe jo vetem. Asokohe, kryetari Veseli pati thirre per dy dite radhazi perfaqsuesit politike dhe ambasadoret, per te gjetur nje zgjidhje. Fotografia po del per here te pare. Dhe po, nuk eshte ndonje moment i jashtezakonshem, por megjithate tregon per perpjekje te vogla e te shpeshta per ta çuar perpara kete vend, derisa dikush shkarravitej pa nevoje e me qellim pengimi neper sheher. Ta gezoni liberalizimin!” – shkroi ai.