Ish-kandidati për kryetar të Podujevës qeshet kur pyetet për Donika Gërvallën: O pusi e marrtë

- in Lajme

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Nisma Social Demokrate, Xhemajl Hasani, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos përmbushjen e premtimeve.

Kryetari “modest”, siç njihet Hasani në opinion, ka përmendur premtimet e Qeverisë Kurti dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për përfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, projekt ky që ka mbetur në gjysmë tash e disa vite.

“As deputetë nga Podujeva nuk kanë votu projektligjin për shtimin e 12 milionë eurove ose 6 milionë nuk po e di. Për me arsyetu këta deputetët llapjan këtu, dolën kryetari Bulliqi me ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi, që në këtë vit ka me u përfundu kjo rrugë, thanë i ndajtëm 37 milionë euro. Ku janë 37 milionë euro? Për qata harrnat që i kanë qitë? Fakti që kanë nis mi harrnu, tregon që as n’rend nuk është me u përfundu ajo rrugë”, ka thënë Hasani për lajmi.net.

Në raport me dialogun, Hasani ka thënë se nuk ka ndonjë koment dhe e ka vlerësuar raportin e Kurtit në drejtim të negociatave me Serbinë, ndërkaq ka thënë se Asociacioni tashmë është pranuar dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Kurti.

Hasani ka shpërthyer në të qeshura kur është pyetur për ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, duke ironizuar me pozitën e saj.

“O pusi e marrtë, më mirë mos me kanë hiç ajo ministre aty”, ka thënë duke qeshur Hasani./Demokracia