Reperi Don Xhon ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve.
Krahas suksesit që po korrë me këngën e tij më të fundit “Katile”, Don Xhon në të njëjtën kohë gjatë këtyre ditëve është takuar edhe me figura publike nga politika.
Kaq ka mjaftuar që kjo porosi të arrijë në adresën e ish-të dashurës ruse të reperit, Ariana Lirey.
Kjo e fundit ka bërë një reagim publik në InstaStory mbi fotografinë e publikuar me atë përshkrim, duke theksuar: “Rusia nuk mposhtet, djalë jo-burrëror”.
Kujtojmë që dyshja Don Xhoni dhe Ariana kanë qenë shumë të komentuar një kohë në media dhe rrjetet sociale për lidhjen e tyre.
Ata madje realizuan takimin e tyre të parë në Dubai, por që më pas duket se i dhanë fund lidhjes, me ç’rast edhe nuk munguan edhe thumbimet ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale. /Telegrafi/