Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me gradën e rreshterit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “fajde” dhe “detyrim”.
IPK është njoftuar sot nga Policia e Kosovës (policia kufitare) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar, zyrtari policor, i cili ka rezultuar si person i kërkuar.
Zyrtari i dyshuar është arrestuar nga hetuesit e IPK-së kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Arrestimi i sotshëm është vazhdimësi e hetimit dhe operacionit të datës 22.02.2022 të zhvilluar nga Drejtoria e për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë ku u arrestuan 17 persona të dyshuar për veprën penale fajde dhe detyrim.
IPK thotë se do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.