Intervista e Thaçit: Mesazhet për unifikim dhe qortimet ndaj Qeverisë Kurti-Video

- in Lajme

Intervista nga Haga e ish-presidentit Hashim Thaçi për gazetën Nacionale është prej temave më të diskutuara në vend. Në intervistën prej 2 mijë fjalësh, Thaçi flet për shumë gjera. Ish-presidenti tregon për mallin që ka për familjen, shpreh shqetësimet që ka për raportet e Kosovës me aleatët dhe flet për të ardhmen e vendit.

Pas publikimit të intervistës, njohësit e rrethanave politike kanë nxjerr mesazhet kryesore të intervistës së ish-presidentit dhe qortimeve ndaj Qeverisë Kurti.

Ata kanë bërë me dije se ish-presidenti ka dhënë mesazhe të cilat janë të rëndësishme për kohen nëpër të cilën po kalon vendi.

Sipas tyre, qortime e Thaçit për qeverinë aktuale kanë të bëjnë me lëndimet e raporteve të Kosovës me partnerët perëndimor dhe me Shqipërinë.

Analisti politik Dukagjin Gorani ka thënë se intervista bartë tri mesazhe kryesore.

Është intervistë solemne dhe formale. Mendoj se e ka ndier të nevojshme me i përmend tri dimensione që mendoj se kanë qenë të rëndësishme gjatë karrierës së z. Thaçi si politikan dhe mandej si burrështetas, e ajo është me e adresu çështjen e unitetit të brendshëm politik, që ka qenë gjithmonë çështje e diskutuar dhe çështje e rëndësishëm”, ka thënë ai në emisioni “Pressing” të T7.

Dy mesazhet tjera, sipas Goranit, kanë të bëjnë me raportet e Kosovës me shtet tjera.

Raportet me bashkësinë ndërkombëtare, raportet me fqinjësinë, sidomos me Shqipërinë janë çështje që mendoj se i ka rrumbullakuar, duke e marrë parasysh gjendjen aktuale në të cilën jemi. Mirëpo, është përpjekur që të jetë sa më i përgjithshme”, ka thënë ai, duke shtuar kjo intervistë ishte e mirëseardhur për kohen nëpër të cilën po kalon vendi.

Sado solemne dhe e kufizuar, megjithatë e bartë një mesazh, i cili është aktual për sot. Meqenëse qysh e pamë bojkotimin e Kuvendit ne jemi duke u futur përsëri në një sezon të re të vëlimeve politike të cilat kam frikë se do të jenë dekonstruktive shumë më shumë se që do të jenë konstruktive. Në këto rrethana mendoj se qëndrimi i z. Thaçi duhet të shihet edhe si qëndrim që përpiqet të ndihmon në këtë situatë”, është shprehur ai.

Edhe analisti Valon Syla ka komentuar mesazhet e intervistës së Thaçit.

Mos e merrni për të mirëqenë mbështetjen ndërkombëtare sepse lehtë mund ta humbni, ajo që sot Qeveria e Kosovës po e bën. E dyta, është se marrëdhëniet me shtetet fqinje, sidomos me Shqipërinë mos i rrezikoni, mos i lëndoni. Dhe ideja për mbrojtjen e lirisë dhe mbrojtjen e saj në baza ditore”, ka thënë Syla në “Pressing”.

Kurse, analisti Ilir Mirena ka bërë me dije se mesazhet e tij duhet të merren parasysh.

Në këtë klimën tejet polarizuese në shoqërinë tonë e sheh se aty ka mesazhe shumë dashamirëse, shumë këshillëdhënëse, shumë të urta, që ndodh që vijnë edhe nga ajo përvoja e gjatë e z. Thaçi që e ka në politikë”, ka thënë Mirena në të njëjtin emision.

Qortimet ndaj Qeverisë Kurti

Analistët politik kanë bërë me dije së në këtë intervistë ish-presidenti Thaçi ka dhënë edhe disa qortime për Qeverinë e Kosovës.

Sipas tyre, qortimet kanë të bëjnë me raportet e Kosovës me aleatët perëndimor dhe Shqipërinë.

Pjesa e rezervume për Edi Ramën, është e shkruar me një kujdes të veçantë, e dëshmon edhe për shkak të hapësirës që ia ka kushtu, dimensionit të marrëdhënieve me Qeverinë shqiptare, tregon se z. Thaçi këtë e sheh personalisht si një problem të madh, pra ftohjen e raporteve mes dy qeverive. Raportet me Shqipërinë, nuk janë raporte të zakonshme me fqinjësinë…Përkeqësimi i këtyre raportve përjetohet si goditje e madhe dhe e panevojshme”, është shprehur Gorani.

Ndërsa, gazetari Parim Olluri ka thënë se pjesa kur Thaçi flet për vizitën e Edi Ramës në Hagë është një lloj replike ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Fakti që vendosë me shpalosë detaje kur pyetet për Edi Ramën, me tregu për emocionet e vizitës së tij, me ju referu si emocion vëllazëror, me tregu që Edi Rama i ka dergu edhe libra, ai vendos me i bo një replikë Kurtit, më i tregu që Edi Rama ka qenë në vizitë vëllazërore. Pra, ai dëshiron me i thanë diçka z. Kurtit. Dëshiron me i thanë që ish dashtë edhe ju si kryeministër i Kosovës me qenë në vizitë”, ka thënë Olluri.

Edhe pjesa kur Thaçi flet për raportet e Kosovës me aleatët, sipas Ollurit, është një kritikë për Qeverinë Kurti.

Kur flet për mosekzistimin e Kosovës si shtet, nëse nuk koordinohet me aleatët, sponzorizuesit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Mënyra qysh e thotë, se ne si shoqëri mbase ekzistojmë, por si shtet nuk ekzistojmë nëse nuk koordinohemi me ta, i bije që është një replikë e tij me z. Kurti. Sepse e thotë në kohen kur qeveria është e sanksionuar nga BE-ja. Në këtë kohë kur jepet prej Hagës tregon që është një kyçje në jetën politike të Kosovës, e ka lansu megjithatë një goditje për Qeverinë Kurti”, ka thënë Olluri./Demokracia