Inter nuk njeh rival në Serie-A, blindon pozitën e parë

- in Sport

Inter nuk njeh rival në Serie-A, blindon pozitën e parë

Interi nuk ka të ndalur. “Neroazzurrët” kan regjistruar një tjetër fitore bindëse në kampionat duke e mposhtur Genoan me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Skuadrës së Antonio Contes iu deshën vetëm 30 sekonda për të kaluar në epërsi me golin e Romelu Lukakut, përcjell KosovaPress.

Në pjesën e dytë zi-kaltërit realizuan edhe dy gola të tjerë. Mateo Darmian e dyfishoi rezultatin në minutën e 69’, kurse Alexis Sanchez e vendosi rezultatin final të kësaj ndeshje me golin e tij të realizuar në minutën e 80’.

Kjo fitore e konfirmon Interin si lider të paprekshëm në kreun e tabelës me 56 pikë, shtatë më shumë se Milani që mban vendin e dytë dhe që sonte ballafaqohet me Romën./KosovaPress